LAJME / E Premte 31 Korrik 2026, 03:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e njohur ne bregdet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse artizanale.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se po peshkonte me lëndë plasëse në momentin kur eksplozivi i ka shpërthyer në dorë.

Si pasojë e shpërthimit, 65-vjeçari ka pësuar plagë të rënda në trup dhe gjymtyrë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE