SHOWBIZ / E Mërkurë 9 Shtator 2026, 12:12

Surprizë në gjykatë/ Ja çfarë vendosi gjykata për Jozefin Markun pas sherrit me Kuçin

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar pas incidentit me Eduard Kuçin.

Vendimi i gjykatës vjen pasi Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar “arrest me burg” për të dy.

Pavarësisht kërkesës së organit të akuzës, gjykata ka vendosur një masë më të butë sigurie, duke i lënë Markun dhe Nikollin në arrest shtëpie.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen vijojnë. Prokuroria po verifikon rrethanat e plota të konfliktit, rolin e secilit prej personave të përfshirë, si edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, është kërkuar kryerja e një akt-ekspertimi për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi gjatë incidentit.

Nga ana tjetër, Kuçi është shpallur në kërkim policor për moskallëkim krimi, pasi sipas hetimeve nuk e kishte kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici dhe e kishte paraqitur si një konflikt të nisur pas bllokimit të rrugës me automjet.

Jozefin Marku, në deklarimet e tij në kuadër të mbrojtjes, ka pretenduar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar më herët në rrjetet sociale.

Hetimet mbeten të hapura, ndërsa autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes