
Diten e djeshme në media qarkulloi lajmi se Luana Vjollca mund të jetë “single” nisur nga disa postime që linin vend për të hamendësuar ndarjen nga partneri i saj.
Burime për “Kryefjala” pohuan që kënga e saj e re është dedikim dhe se Luana është tashmë “single”.
Ka vetëm pak minuta që është publikuar kënga e saj, një bashkëpunim me Lumi B dhe teksti flet pikërisht për disa detaje që ndoshta konfirmojnë ndarjen. Ndoshta Luana ka zgjedhur këtë mënyrë për të treguar pak nga jeta personale të cilën është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
