LAJME / E Enjte 10 Shtator 2026, 06:06

MREKULLI E ZOTIT- ZJARRI MORI PËRPARA ÇDO GJË, POR KJO KISHË E VOGËL MBETI NË KËMBË PA ASNJË DEMTIM

Një pamje e pazakontë nga Atika Perëndimore në Greqi ka bërë xhiron e rrjetit pas zjarreve të mëdha që përfshinë zonën.

Mes pemëve të djegura dhe tokës së nxirë, një kishëz e vogël kushtuar Kryeengjëllit Mihail u gjet pothuajse e paprekur.

Në videon që ka marrë mbi 2 milionë shikime në 24 orë, një motorist afrohet i emocionuar dhe tregon se jo vetëm ndërtesa kishte shpëtuar, por edhe pemët pranë saj kishin mbetur të gjelbra.

Brenda, ikonat dhe objektet fetare dukeshin të padëmtuara.

Për shumë besimtarë, pamja u përjetua si një mrekulli mes shkatërrimit