
Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” ka qenë e mbushur me tensione dhe përballje virtuale, teksa banorëve iu transmetuan disa nga deklaratat më pikante që ish-konkurrentët kanë bërë nëpër intervista pas daljes nga shtëpia.
Mes tyre, ajo që ka ndezur situatën në studio ka qenë deklarata e këngëtares Jonida Maliqi, e cila ka thumbuar hapur Soni Malajn lidhet me një kompeticion muzikor ku kanë marrë pjesë të dyja.
Siç shihet në foto, deklarata e Jonidës e shfaqur në ekran ishte e drejtpërdrejtë:
“Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato”.
Kjo thashetheme e hapur nuk ka kaluar në heshtje nga Soni Malaj, e cila ka marrë menjëherë fjalën për t’u përgjigjur me mjaft diplomaci, por edhe me kunja të forta.
Soni ka hedhur hije dyshimi mbi mënyrën se si fitohen festivalet në Shqipëri, duke u shprehur se trofetë nuk tregojnë gjithmonë vlerën e një artisti:
“Ekzistojnë disa mekanizma për t’u shpallur fituese nëpër festivale, sepse aty kanë marrë pjesë super artistë dhe nuk kanë fituar.”
Më tej, për të treguar suksesin e saj të vërtetë në tregun muzikor, Soni ka vënë theksin te jetëgjatësia e këngëve të saj dhe te lidhja që ka me publikun e gjerë, duke u shprehur se për të nuk kanë rëndësi çmimet, por dashuria e njerëzve që mbushin koncertet:
“E rëndësishme për mua është se njerëzit prej vitesh janë mbledhur për të më dëgjuar të këndoj, në sheshe dhe amfiteatër. Njerëzit mi dinë dhe mi këndojnë këngët.”
Ky shkëmbim “ironish” mes dy divave të muzikës shqiptare ka rindezur një rivalitet të vjetër, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të diskutuara të rrjetit pas “Prime”-it të mbrëmshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
