SHOWBIZ / E Enjte 1 Maj 2025, 03:03

"I pabesë, lamtumirë..." Çfarë po ndodh papritur me Tirin dhe Krisën?

Krisa Caushi dhe Tiri Gjoci vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP 4”. Çifti i njohur, që vendosën që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të hynin si banorë veçmas dhe jo bashkë, janë herë pas here pjesë e mediave rozë.

Së fundmi u bë viral një lajm që ata janë ndarë, por ajo që mori më shumë vëmendjen ishte fakti që thuhej se ‘është zbuluar lidhja e fshehtë mes Loredanës dhe Tirit’.

I pari që ka reaguar në lidhje me këtë ka qenë këngëtari i njohur, i cili duket se e ka marrë me sportivitet dhe ka bërë një postim në “Instastory”.

Ai e publikuar këtë lajm dhe e ka shoqëruar me një këngë të tij, “Lamtumirë”.

“Lamtumirë dashnia ime me dhimbje n’zemër e them, mbase janari për ne prapë vjen”, thuhet në tekstin e këngës. Ndërkohë Tiri ka etiketuar edhe partneren e tij.

Krisa e ka ripostuar këtë dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“I pabesë”, e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.

Me këto postime ata lanë të kuptojnë se mes tyre çdo gjë është në rregull dhe nuk është aspak i vërtetë lajmi për ndarjen e tyre.

Kujtojmë se kur ata ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati bëri deklarata të forta, duke thënë se Tiri ka flirtuar me të madje në prani të Krisës.