LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 21:09

Detaje të reja nga përleshja në Zvicër – dënohen kosovarët që u përleshën me shufra hekuri e çekan për pronën në Kosovë

Situata u përshkallëzua. Burri dyshohet se kërcënoi një grua të familjes, e cila nga frika kërkoi ndihmën e dy djemve të saj. Kur njëri prej tyre doli jashtë për të sqaruar situatën, 59-vjeçari liroi qenin nga litari dhe tentoi ta sulmonte.

Pas përplasjes fizike mes tyre, konflikti mori përmasa më të mëdha. Sipas raportimeve, 59-vjeçari mori nga makina një çekan, të cilin e përdori gjatë përleshjes, si dhe një shufër hekuri me të cilën goditi një tjetër pjesëtar të familjes kundërshtare.

Përleshja vazhdoi me goditje nga të dyja palët, derisa në vendngjarje arriti policia.

Edhe pas ndërhyrjes së autoriteteve, 59-vjeçari nuk pranoi të qetësohej dhe, sipas policisë, bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Për shkak të sjelljes agresive, policët përdorën pistoletën me elektroshok për ta neutralizuar. Si pasojë e përleshjes, 59-vjeçari dhe një 25-vjeçar përfunduan në spital me lëndime të rënda, transmeton Klankosova.

Prokuroria e Zürichut ka shqiptuar ndaj 59-vjeçarit një dënim me gjobë me kusht prej 180 ditësh, si dhe 1 mijë franga shpenzime gjyqësore, për veprat penale të kërcënimit, pjesëmarrjes në përleshje dhe rezistencës ndaj policisë.

Edhe 25-vjeçari i familjes tjetër është dënuar me gjobë me kusht për shkak të përfshirjes së vetëdijshme në përleshje, ndërsa për vëllanë e tij më të vogël, i cili është i mitur, procedura po zhvillohet në gjykatën për të mitur.

Rasti ka nxjerrë në pah se një mosmarrëveshje pronësie e nisur në Kosovë është shndërruar në një konflikt serioz me pasoja penale në Zvicër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE