LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 21:09

Zjarr i madh përgjatë autostradës Fier-Vlorë, njerëzit detyrohen të... (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth dy kilometrash në anë të rrugës.

Si pasojë e zjarrit, është krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve, pasi tymi i dendur ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

Përhapja e shpejtë e flakëve dhe tymi i madh e kanë bërë lëvizjen në këtë segment rrugor më të vështirë dhe më të rrezikshme.

Në zonë janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit në këtë segment, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE