LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 21:09

V*ava nënën që më birësoi e më rriti. E di që s’më fal, por dua të takoj babain(video)

Anila Angjo, është një nga 9 gratë që lanë qelitë e burgut 325 në kryeqytet, pasi përfitoi nga amnistia.

Ndryshe nga të dënuarat e tjera, që liria iu dha gëzim dhe i ktheu në gjirin e familjes, për Anilën e shtuna e 14 janarit, solli trishtim. Vajza që 7 vite me parë, vrau nënën e saj birësuese në shtëpinë e tyre në Pogradec, pas një debati të ashpër mes te dyjave, ka mbetur e vetme në mes të katër rrugëve dhe në mëshirë të fatit.

Prej ditës që kreu krimin e rëndë, Anila u braktis edhe nga babai birësues, një ish-ushtarak, për të cilin ajo thotë që nuk di nëse jeton më. Ajo thotë se 7 vitet e qëndrimit prapa hekurave ishin një ferr i vërtetë për të. Anila gjeti pak ngrohtësi vetëm nga stafi i burgut, si dhe disa shoqata kristiane që u kujdesën për të duke i dhuruar rroba. Por, nuk kishte kujt t’i bënte qoftë dhe një telefonatë, dhe askush nuk e takoi atë qoftë dhe një herë të vetme.

Me lot në sy Anila tregon se prindërit e saj të vërtetë nuk i njohu kurrë, ndërsa familjen që e birësoi që kur ishte dy vjeç, e shkatërroi në momentin kur një moment depresioni, qëlloi për vdekje nënën. E penduar thellësisht për krimin, Anila bën thirrje babait birësues, që nëse jeton ende, të pranojë të takohet me të, edhe pse e di që kurrë nuk do të marrë falje prej tij.

Teksa kapërcen dyert e burgut të grave, mes përqafimesh me stafin e burgut, Anila Angjo i bën thirrje institucioneve që ta ndihmojnë për një strehë ku të fusë kokën, dhe një punë për të siguruar bukën e gojës. Dy netët në vijim Anila do të strehohet në Pogradec në një shoqatë kristiane, e mandej fati i saj, nuk dihet si do të shkojë. BalkanWeb, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE