SHOWBIZ / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 02:02

"Faleminderit, radha e tjetrit"/ Çifti i njohur i showbizit i jep fund lidhjes

Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe aktori Ethan Slater i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre romantike pas një periudhe trevjeçare bashkëjetese dhe lidhjeje.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me ish-çiftin për mediat amerikane, duke saktësuar se vendimi për ndarjen është marrë përpara disa muajsh në mënyrë të qetë dhe pa rënë në sy të publikut.

Aktualisht, Ariana Grande është e përqendruar në angazhimet e saj profesionale, të cilat përfshijnë menaxhimin e turneut të saj më të ri muzikor të titulluar “Eternal Sunshine” si dhe përgatitjet për publikimin e albumit të ri studior “Petal”.

Ky projekt muzikor pritet të dalë në treg më 31 korrik, ndërsa raportohet se këngët e reja nuk kanë lidhje apo frymëzim nga ndarja e fundit.
Lidhja mes 32-vjeçares Grande dhe 34-vjeçarit Slater nisi gjatë xhirimeve të projektit kinematografik “Wicked”.

Në periudhën kur filluan raportet mes tyre, të dy artistët ishin në procese përmbylljeje të martesave të tyre të mëparshme; këngëtarja ishte e martuar me Dalton Gomez, ndërsa aktori me Lilly Jay, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Ezra.

Fillimi i kësaj romance pati sjellë edhe reagime publike nga ish-bashkëshortja e Slater në qershor të vitit 2023. Gjatë asaj periudhe, Lilly Jay u shpreh publikisht: “Ariana është historia e vërtetë këtu. Nuk është vajzë që mbështet vajzat. Familja ime është thjesht dëmi anësor.”

Pavarësisht këtyre deklaratave, njerëz pranë rrethit të ngushtë të çiftit sqaruan se marrëdhënia e re kishte nisur vetëm pasi Ethan Slater kishte ndërprerë zyrtarisht bashkëjetesën me ish-bashkëshorten e tij prej dy muajsh. Përgjatë tre viteve të qëndrimit bashkë, të dy personazhet u përpoqën ta mbanin jetën e tyre private larg vëmendjes së mediave, duke bërë vetëm disa postime të rralla në rrjetet sociale.

Në nisje të turneut të saj në Oakland të Kalifornisë, këngëtarja u shfaq e qetë përballë statusit të saj të ri si beqare, duke bërë edhe disa batuta me jetën e saj të kaluar bashkëshortore gjatë interpretimit të këngës “Thank U, Next”, një projekt që u dedikohet historive të saj të mëparshme me personazhe si Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE