
Rikthimi i ish-fermerëve në Ferma VIP solli shumë emocione dhe momente të veçanta, por një nga takimet më të komentuara ishte ai mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit.
Edhe pse gjatë qëndrimit në fermë kanë pasur debate dhe përplasje të shumta, dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë festës së organizuar për banorët. Ata u përqafuan, biseduan gjatë dhe shkëmbyen batuta, duke lënë të kuptohet se mosmarrëveshjet e së kaluarës tashmë janë lënë pas.
Gjatë mbrëmjes, Adioni kaloi një pjesë të mirë të kohës pranë Mozës, ndërsa nuk munguan as ngacmimet dhe komentet që lidhen me disa nga ish-banorët e tjerë të fermës.
Një moment i veçantë mes tyre u publikua në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ferma VIP dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Por ajo që habiti më shumë fansat ishte një veprim i Olës. Ish-banorja vendosi të ripublikojë videon në profilin e saj, gjë që u interpretua nga shumë ndjekës si një sinjal se raportet mes tyre janë qetësuar dhe se hatërmbetjet e së kaluarës tashmë i përkasin së shkuarës.

Veprimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku fansat po komentojnë se marrëdhëniet mes ish-fermerëve duket se kanë ndryshuar ndjeshëm pas përfundimit të eksperiencës në fermë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
