
Këngëtari Butrint Imeri ka organizuar së fundmi një event privat për të prezantuar albumin e tij më të ri muzikor të titulluar “I pari”, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 10 qershor.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij artistike, dhe për këtë arsye promovimi u zhvillua në një atmosferë të mbyllur, ku morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë të ngushtë dhe miq të rrethinës së tij profesionale.
Përtej rëndësisë së projektit muzikor, vëmendjen e mediave rozë e ka tërhequr prania e një të ftuare të veçantë në këtë festë.

Aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, ka qenë pjesë e këtij eventi ekskluziv. Prania e saj ka nxitur sërish komentet dhe aludimet në rrjetet sociale, pasi emri i aktores është lidhur shpesh në media me atë të këngëtarit përgjatë muajve të fundit
