
Vendimi i shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka sjellë reagime të shumta nga personazhe të njohur shqiptarë.
Mes tyre është edhe Arbër Hajdari, i cili ka zgjedhur të reagojë pa shkruar asnjë koment, por duke risjellë një fotografi të realizuar gjatë luftës në Kosovë.
Hajdari ka shpërndarë në Instagram Story fotografinë e Xajë Mustafës, një shqiptar nga Mitrovica, të realizuar në vitin 1999 nga fotografi Peter Turnley. Në imazh, Mustafa shfaqet duke mbajtur në dorë fotografitë e dy fëmijëve të tij, për fatin e të cilëve në atë moment nuk kishte informacion.
Xajë Mustafa ishte burgosur nga forcat serbe dhe më pas ishte detyruar të largohej drejt Shqipërisë si refugjat. Në kohën kur u shkrep fotografia, ai kishte frikë se dy fëmijët e tij mund të ishin vrarë gjatë luftës.
Historia e familjes së tij pati më pas një përfundim tjetër. Pas kthimit në Kosovë, Mustafa mësoi se familjarët e tij, përfshirë fëmijët që kërkonte, ishin gjallë dhe familja u ribashkua.

Shpërndarja e tij vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë të shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në çështjen ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kishte nisur në prill të vitit 2023, ndërsa shpallja e aktgjykimit ishte caktuar zyrtarisht për 16 shtator 2026.
