SHOWBIZ / E Diel 7 Qershor 2026, 11:11

🚹 Tragjedi nĂ« futboll! NdĂ«rron jetĂ« nĂ« moshĂ«n 22-vjeçare lojtari i Elbasanit, lajmi trondit sportin shqiptar.

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin shqiptar dhe atë kosovar. Futbollisti Fatjon Bunjaku ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti.


Bunjaku ishte një emër i njohur për tifozët e futbollit në Kosovë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit të Elbasanit në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij ai kishte veshur fanellën e disa skuadrave kosovare dhe kishte qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.


Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.


“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Vdekja e parakohshme e 22-vjeçarit ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe komuniteti sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalë të talentuar dhe të përkushtuar ndaj futbollit.


Ngushëllime familjes Bunjaku dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër Fatjonin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE