SHËNDET / E Mërkurë 23 Mars 2022, 12:12

'Xhindoset' Putin/ Situata i del jashtë kontrolli, dërgon ‘skuadër ekzekutimi’ në Ukrainë për të vrarë njerëzit e tij pas planit të fundit kundër presidentit. Inteligjenca amerikane dhe britanike zbardh fakte tronditëse

Daily Mail zbardh të tjera detaje se çfarë po ndodh mes Putinit dhe ushtarëve dhe të besuarve të tij. Një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet ushtria ruse në Ukrainë është morali i ulët i ushtarëve.

Vetëm një ditë më parë, 300 ushtarë rusë dorëzuan armët në qytetin Sumy pasi nuk pranuan të luftonin. Ukraina u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të braktisin luftën në këmbim të një shume prej 10 mijë dollarësh dhe një jete të qetë.

Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike thonë se kanë përgjuar biseda ku flitet për dezertime në masë nga ushtarët rusë. Disa prej tyre thjesht rrëmbejnë ndonjë makinë, vishen me rroba civile dhe zhduken drejt Bjellorusisë.

Arsyeja se përse Bjellorusia po refuzon që të bashkohet me Rusinë në këtë pushtim lidhet pikërisht me faktin se ushtarët e këtij vendi nuk duan të luftojnë.

Daily Mail thotë se morali i ulët lidhet me faktin se shumë prej ushtarëve janë të rekrutuar dhe jo profesionistë. Disa prej tyre, që kanë rënë në fushën e betejës, janë adoleshentë.

Por teksa numri i dezertimeve është në rritje, Daily Mail shkruan se Vladimir Putin ka dërguar në Ukrainë edhe një skuadër ekzekutuesish.Ata po gjurmojmë dezertorët që t’i vrasin në vend. Pjesë e kësaj skuadre thuhet se janë edhe luftëtarë çeçenë.

Ndërkohë, sipas DM, për shkak të mungesës së ushtarëve që duan të luftojnë në front, Rusia i ka kthyer sytë edhe nga Siria dhe Koreja e Veriut me shpresën se do e ndihmojnë.