SHËNDET / E Martë 18 Janar 2022, 12:12

Jemi në sezonin e gripit dhe të viruseve/ Njihuni me vetitë shëruese të kosit, ekspertët shëndetësor tregojnë efektet e jashtëzakonshme

Ekspertët shëndetësor thonë se kosi është ushqimi që dietologët sugjerojnë se duhet konsumuar

çdo ditë për shkak të vlerave të larta ushqyese. Kosi lufton më së miri gripin si dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregulues të stomakut.

Nëse ndiheni më stomak të fryrë konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta.

Specialistët e dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë

në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit.

Ai mund të shoqërohet me vitamina C, si fruta apo limon.