LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 14:02

Zyrtarë të BE “zbarkojnë” në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Më 28 qershor do të jem me ju në protestë!

Protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij kanë hyrë në ditën e 26-të, ndërsa zhvillimet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare.

Mobilizimi qytetar po vazhdon çdo ditë në Tiranë, ndërsa paralelisht janë shtuar edhe reagimet nga figura politike evropiane lidhur me situatën në Shqipëri.

Një nga zërat që ka shprehur mbështetje publike është eurodeputetja gjermane Jutta Paulus. Ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se planifikon të marrë pjesë në protestën e 28 qershorit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paulus e përdori flamingon si simbol të rezistencës së banorëve dhe ambientalistëve që po kundërshtojnë projektet e planifikuara në zonën e Vjosë-Nartës.

Në përgjigje të një komentuesi eurodeputetja ka deklaruar se do t’i bashkohet protestës të hënën e ardhshme.

“Do të bashkohem me protestat të hënën e ardhshme”, shkruan eurodeputetja.

Ajo shprehet se do të shohe vetë situatën në Vjosa-Nartë dhe do të dëgjoj e kuptoj qytetarët dhe t’i çoj zërat e njerëzve në Bruksel e në Evropë.

Eurodeputetja thekson ndër të tjera, se kur një habitat shkatërrohet një herë, ai nuk mund të rikthehet më dhe prandaj nevojitet vëmendje, standarde të qarta dhe vullnet politik për t’i zbatuar ato.

“Në Vjosa-Narta nuk bëhet fjalë vetëm për një deltë në bregdet. Bëhet fjalë për pyetjen nëse natyra mbrohet apo duhet t’u nënshtrohet interesave afatshkurtra të fitimit të miliarderëve. Dhe bëhet fjalë nëse rregullat demokratike dhe standardet mjedisore vlejnë edhe kur nuk përshtaten me modelin e biznesit. Njerëzit nuk mbrojnë vetëm natyrën. Ata mbrojnë edhe demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Dhe e bëjnë këtë me guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.

Të hënën në mbrëmje do të jem në protestat në Tiranë dhe të martën do të shoh vetë situatën në Vjosa-Nartë. Dua të dëgjoj, të kuptoj dhe t’i çoj zërat e njerëzve në Bruksel, në Evropë. Sepse kur një habitat shkatërrohet një herë, ai nuk mund të rikthehet më. Prandaj tani nevojitet vëmendje, standarde të qarta dhe vullnet politik për t’i zbatuar ato. Prandaj: solidaritet me të gjithë ata që dalin në rrugë për Vjosa-Nartën dhe për të ardhmen e saj. Edhe një herë: nuk jeni vetëm,” tha Jutta Paulus, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE