
3 mijë apartamente do të vihen në dispozicion të të rinjve, përmes një programi që parashikon subvencionimin e 50% të qirasë.
Programi do t’u dedikohet kryesisht studentëve që kanë përfunduar studimet e larta, profesionistëve të rinj dhe çifteve të reja.
Paketa pritet të miratohet në muajin tetor, ndërsa thirrjet do të hapen brenda këtij viti. Fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit 2027.
Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në periferi të Tiranës ka apartamente me vlera të përballueshme, kryesisht me sipërfaqe të vogla, më të përshtatshme për të rinjtë dhe jo për familjet e mëdha.
Prandaj e kemi theksuar që programi do t’u dedikohet profesionistëve që sapo kanë përfunduar shkollën e lartë. Eshtë një proces që zbatohet në të gjitha vendet e botës, duke u dhënë mundësi të rinjve.
Ministrja theksoi se për një vit janë analizuar nevojat e tregut dhe se programi synon t’u përgjigjet nevojave për strehim të të rinjve shqiptarë, duke lehtësuar barrën e qirasë përmes subvencionimit të saj.
Skema parashikon subvencionimin e qirasë në masën 50% për apartamente me qira në vlerën e 400 eurove në muaj.
