
Kritika të forta ndaj klasës politike dhe kushteve të jetesës të moshës së tretë ka ngritur ish-minatori Qani Shino, gjatë një interviste në emisionin “News24 Fundjavë”.
Shino e cilësoi situatën e ish-minatorëve në Shqipëri si një persekutim të vërtetë, duke vënë në dukje kontrastin e thellë mes fondit që shpenzohet për shërbime të caktuara dhe pensioneve minimale.
“Ne ish-minatorët jemi të persekutuar në Shqipëri sot. Po të bëjmë një krahasim, një qen rrugaç ka tenderin 280 euro, një pensionist minator nuk merr 170 euro. Ky është diskriminimi mes nesh dhe qenve të rrugës,” deklaroi me tone të ashpra Shino.
Përveç pamjaftueshmërisë financiare, ai nëvizoi edhe mungesën e ambienteve sociale për pesionistët, si dhe luftën e gjatë e të papërfunduar për njohjen e statusit të tyre.
“Ne kemi probleme sociale. Shqipëria për moshën e tretë nuk ka një qendër ku të mblidhen pensionistët. Unë dal edhe në protestë dhe protestoj prej 37 vitesh për statusin e minatorit. Politika na ka masakruar, as status minatori, as pension dinjitoz,” u shpreh ai.
BERAT – Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale, është shoqëruar me debate dhe tensione mes përfaqësuesve të Poliçanit dhe kreut të qeverisë.
Dëgjesa, e zhvilluar në ambientet e një hoteli në Berat, kishte në fokus problematikat dhe propozimet që lidhen me organizimin territorial të vendit. Në mesin e përfaqësuesve të ardhur nga Poliçani ishte edhe aktorja Egla Ceno.
Takimi nisi me prezantimin e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së tij, përfaqësuesit e Poliçanit kërkuan të merrnin fjalën për të paraqitur shqetësimet dhe problematikat e zonës.
Gjatë diskutimit, situata u tensionua pas një reagimi të Kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrësve. Debati vijoi më pas edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe me aktoren Egla Ceno, e cila ishte pjesë e grupit të përfaqësuesve nga qyteti.
Përplasja verbale solli tensione në sallë, ndërsa përfaqësuesit e Poliçanit vendosën të ndërpresin pjesëmarrjen në dëgjesë.
Ata u larguan nga salla në shenjë proteste, duke e lënë takimin për Reformën Territoriale pa pjesëmarrjen e delegacionit nga Poliçani.
Ngjarja vjen në kuadër të konsultimeve që qeveria po zhvillon me përfaqësues vendorë dhe qytetarë për ndryshimet e mundshme në hartën administrative të vendit. Reforma Territoriale pritet të vijojë të diskutohet në takime të tjera me përfaqësues të bashkive dhe komuniteteve lokale.
