
Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Miti?”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.
Gazetari Endi Tufa raporton se pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.
Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.
Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritje e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
