
Një ngjarje e rëndë ka tronditur aeroportin e Antalias në Turqi, ku një ish-polic dyshohet se ka vrarë me armë partneren e tij në parkingun e Terminalit 2.
Sipas mediave turke, 52-vjeçari Hüseyin Durmaz, ish-oficer policie, ka qëlluar me armën e shërbimit partneren e tij, 38-vjeçaren Elina ?engün, me origjinë nga Gjeorgjia.
Ngjarja ndodhi në parkingun e aeroportit, ku ekipet e policisë dhe ato mjekësore mbërritën menjëherë pas të shtënave. Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Durmaz u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Sipas raportimeve, viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte si konsulente shitjesh në aeroport dhe kishte qenë në një lidhje prej rreth dy vitesh me 52-vjeçarin.
Mediat turke raportojnë se ish-polici e kishte kërcënuar vazhdimisht partneren. Sipas dëshmive të raportuara, ai i kishte thënë se, nëse nuk do ta gjente në shtëpi në mëngjes, do të shkonte ta kërkonte në aeroport.
Dyshohet se, pasi e pa në parking, ai mori një armë nga makina dhe e qëlloi.
Policia turke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
