LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 13:01

“E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat më …

Një përplasje mes gazetarit Arjan Konomi dhe pjesëtarëve të eskortës së kryeministrit Edi Rama raportohet të ketë ndodhur së fundmi në fshatin Vuno. Pas incidentit, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës.

Sipas informacionit të bërë publik nga Arjan Konomi, përplasja ka nisur pas parkimit të automjeteve të eskortës së kryeministrit në qendër të Vunoit. Arjan Konomi, banor i fshatit Vuno, me mjetin celular ka filmuar parkimin dhe ka kërkuar që të zbatohej i njëjti standard për të gjithë.

Sipas deklaratës se Konomit, celulari i është marrë edhe videoja u fshi prej badigardëve, ku më pas situata u agravuar, duke sjellë një përplasje mes Konomit dhe pjesëtarëve të eskortës së kryeministrit.

Sipas rrëfimit të tij, më pas kryeministri Rama e thirri dhe i kërkoi të ulej, ndërsa Konomi thotë se i shpjegoi shqetësimin e tij lidhur me parkimin dhe gjobat e vendosura ndaj banorëve të Vunoit.

Kjo eshte dëshmia e gazetarit pas përplasjes me Ramen:

Konomi pretendon se më pas pati një përplasje verbale me Linda Ramën. Ai e përshkruan reagimin e saj si të ashpër dhe thotë se, pasi i ofroi disa fiq, ajo iu përgjigj me një shprehje fyese. Më tej, Konomi pretendon se disa pjesëtarë të sigurisë ndërhynë, i morën telefonin dhe e shoqëruan me një automjet policie drejt Komisariatit të Himarës.

“Kjo shkencëtarja e midhjes dhe e peshkut, si një nepërkë, m’u hodh në fyt, aq sa tronditi edhe djalin e saj me reagimin që pati. Unë mbeta dhe i thashë: ‘Po të jap disa fiq’. Por ajo m’u kthye duke më thënë: ‘E di ti se ku t’i fus ato fiq?’ Në një moment mendova shyqyr që kisha mbledhur fiq, që janë të butë; imagjinoni sikur të kisha mbledhur dardha. Kur po mendoja këtë gjë, më hidhen nja katër bodyguardë, më rrëmbejnë telefonin, më ngrenë peshë. Ndërsa Linda bërtiste në anën tjetër, në mes të fshatit. Videot m’i fshinë nga telefoni dhe më shoqëruan me një furgon policie, me ‘Shqiponjat’, në Komisariatin e Himarës”, tha Konomi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE