
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë ditën e diel, rreth orës 13:30, kur një zjarr përfshiu banesën e familjes Hazisllari.
Rrahime Hazisllari, 40-vjeçe, ndërhyri për të shpëtuar fëmijët e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, por vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës.
Luka u gjet jashtë banesës në gjendje kome dhe humbi jetën sapo mbërriti në spital.
Vajza 6-vjeçare ka pësuar djegie të shumta në trup dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u transferua në QSUT, Tiranë.
E mitura ndodhet ende në reanimacion, intubuar dhe në gjendje kritike për jetën. Burimet bëjnë me dije se gjendja e saj ka qëndruar e pandryshuar gjatë tre ditëve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
