LAJME / E Premte 12 Shtator 2025, 20:08

Zbulohet skenari i errët/ Vëllai i Dumanit akuzon ish-presidentin për ekzekutimin e Arben Ndokës

Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje…

Fitim Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar të rrëfejë “sekretet” e errëta të botës së krimit. Duke folur për podcsatin e gazetarit, Flamur Vezaj, Fitim Dumani zbuloi lidhjet e politikës me krimin dhe porositë e tyre për vrasje.

Ndër politikanët e përmendur nga Fitim Dumani është ish-presidenti Ilir Meta, i cili në rrëfimin e tij nënkupton se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme, pasi kjo do t’i prishte punë Nuredin Dumanit.

Fitimi më tej rrëfeu se e ka parë Metën në vitin 2017 nën shoqërimin e Xhevdet Troplinit, në një festë private të organizuar prej këtij të fundit, në të cilën vet Fitimi kishte qenë prezent.

Fitimi thotë se ka dijeni për shumë ngjarje të rënda mes tyre dhe për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Duke pretenduar se urdhër dhënësi ndodhet tashmë në burg dhe është një ish-zyrtar i lartë i shtetit shqiptar.

-A ka marrë porosi Nuredini nga politika?

Fitim Dumani: Nuk jap informacion e se i prish punë atij. Sa doje ka ai janë paleta.

-Po për vrasjen e vëllait të Arben Nokës?

Fitim Dumani: Nuk ka lidhje me Nuredinin.

-Kush, ata të Fushë Krujës apo Shkodrës

Fitim Dumani: Nuk ka lidhje jo. Ajo është prositur nga dikush shumë i madh

-Fitimi flet edhe për një ngjarje ku pretendon se ka qenë prezent personalisht në vitin 2017, ku Ilir Meta, në atë kohë presidenti i Shqipërisë, ka marrë pjesë në një festë të mbyllur të organizuar nga Xhevdet Troplini. I njohur si Poja, një personazh i fuqishëm i botës së krimit në Durrës, momente këto që janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Fitim Dumani: Në 2017 kur jam marrë me zgjedhjet unë, Ilir Meta ishte president ishte aty. Unë kam qenë aty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE