LAJME / E Enjte 18 Dhjetor 2025, 14:02

Vr*u "PIPIN" për VOTAT në Elbasan, lirohet nga BURGU ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj!

Lirohet nga burgu ish-oficeri, Arbër Paplekaj,

Paplekaj është ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani i njohur si “PIPI” në Elbasan.

Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht me 7 vite heqje lirie.

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi.

Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në ‘vrasje në kushtet e tronditjes psikike”

Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

Kujtojmë se nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur, Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE