LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 16:04

URGJENTE: Zbulojeni para se t’ju ‘perveloje’ vapa! Meteorologu tregon qytetet ku temperatura do prekin 41 grade

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme, me termometrin që në disa qarqe pritet të arrijë deri në 41°C.

Meteorologu Hakil Osmani tha se këtë të shtunë Elbasani dhe Berati do të jenë ndër qarqet më të nxehta, me temperatura deri në 41°C, ndërsa në Shkodër dhe Gjirokastër priten vlera deri në 40°C.

“Kjo e shtunë mbetet me temperatura të larta, pasi territori ynë mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Me 41°C mbetet qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra me 40°C. Zona që është më e freskët është juglindja”, tha Osmani për “Euronews”.

Temperaturat e larta do të vijojnë edhe të dielën, veçanërisht në qytetet e zonave të ulëta, ku priten vlera 40-41°C. Orët e para të mëngjesit do të sjellin një ulje të përkohshme, me temperatura minimale rreth 18°C.

Në zonat lindore mund të ketë herë pas here reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet me mot të qëndrueshëm.

Sipas Osmanit, vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, me temperatura maksimale që do të luhaten nga 39 deri në 41°C.

“Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërkohë, në zona të izoluara pritet të kemi reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta në orët e mesditës. Do të jetë një gusht me temperatura shumë më të larta se normalet”, u shpreh meteorologu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE