LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 17:05

Lajm i trishte kete fundjave, ka viktima

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 14 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me kallashnikov, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën. Një person rreth 20 vjeç dyshohet se është vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me një armë të tipit kallashnikov. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në të shtënat me armë zjarri dhe as motivi i mundshëm i ngjarjes. Policia ka rrethuar zonën.

Gjithashtu, nuk është bërë publik identiteti i viktimës apo i autorit të dyshuar.

Informacionet mbeten paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia, i cili mund të sqarojë dinamikën e ngjarjes dhe të japë detaje të tjera mbi hetimet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE