LAJME / E Hënë 27 Tetor 2025, 15:03

“Vr*sja e gjyqtarit Kalaja: Gjykata mban masën e ar*estit për Gjon Shkambin”

Gjykata e Apelit konfirmon masën e arrestit për Gjon Shkambin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Gjon Shkambin, i cili dyshohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor 2025 në sallën e gjykatës.

Sipas raportimeve, gjatë seancës me dyer të mbyllura, Gjon Shkambi ka shfaqur keqardhje për ngjarjen. Ai ishte ankuar më parë për masën në shkallën e dytë, por gjykata ka vendosur ta mbajë në fuqi.

Ngjarja përfshinte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja nga nipi i Shkambit, Elvis Shkambi, dhe plagosjen e dy personave të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurti. Prokuroria ka argumentuar se Gjon Shkambi nuk ndërhyri gjatë incidentit, bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë në sallën e gjykatës.

Gjykata shqyrtoi gjithashtu masën për Banush Koxhaj, punonjës të gjykatës, për të cilin mbrojtja kërkoi lirimin, duke theksuar gjendjen shëndetësore dhe mungesën e trajnimit të duhur për detyrën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE