LAJME / E Hënë 24 Mars 2025, 01:01

Vritet me armë zjarri një 18-vjeçar në Kosovë

 Vritet me armë zjarri një 18-vjeçar në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrrisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një person.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është Ardit Zymeri, rreth moshës 18-vjeçare.

Ndërkohë, i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani.

Ende nuk ka informacion mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën " Galip Badivuku" ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar", deklaroi Policia e Kosovës.