
Në heshtje të plotë në Gjykatën e Elbasanit po përgatitet lirimi i Damiano Toshit, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Korçë.
Toshi, i cili cilësohet si anëtar i bandës së “5 dyqaneve”, akuzohet për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollarit, Rafael Rizanit, dhe plagosjen e Julian Beckës më 3 shtator të vitit 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë.
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që tronditi vendin 22 vite më parë dhe vendimi u dha nga Gjykata e Elbasanit pasi çështja u transferua për gjykim në këtë rreth për shkak të trazirave në Korçë, ndërsa u la më pas në fuqi edhe në Apel.
See also Kujdes, pamje të rënda, momenti kur shoferi i dehur me shpejtesi të lartë merr para fëmijët në Durrës (Video)
Por, Gjykata e Lartë më shumë se 2 vite më parë e prishi dënimin me burgim të përjetshëm dhe urdhëroi Gjykatën e Elbasanit ta rigjykonte nga e para çështjen e vrasjes së basketbollistëve.
Por, në kohën kur dhjetëra çështje të tjera kanë tërhequr vëmendjen, burimet thonë se Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Toshit për gjykim të shkurtuar, çka automatikisht e shpëton nga burgimi i përjetshëm.
Gjyqtarët e kanë argumentuar këtë vendim me faktin se ai e ka kryer veprën penale përpara ndryshimeve të Kodit Penal që ndalon gjykimin e shkurtuar për këtë kategori veprash penale.
See also FOTO/ Aksidenti tragjik, ja vendi ku humbi jetën 7-vjeçari
Prokuroria e Elbasanit nuk është shprehur për çështjen e gjykimit të shkurtuar, por i ka qëndruar kërkesës për dënimin e Damiano Toshit me burgim të përjetshëm.
Më datë 7 korrik pritet që të shpallet vendimi për këtë çështje. Nëse përfundimisht gjykimi i shkurtuar do të formalizohet, një prej personazheve emblematikë në botën e krimit dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të dalë në liri./Vna , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
