LAJME / E Mërkurë 3 Shtator 2025, 12:12

Vrasja e Artur Bashimit “kushtoi” 15.000 euro, arrestohet ekzekutori! Kush është 27-vjeçari grek dhe çfarë dëshmoi

Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek.

27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro.

I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një tjetër 27-vjeçar grek, por ende nuk dihet roli i tij në krim.

Urdhri për ekzekutimin raportohet se u dha nga brenda burgut nga kreu i një mafie shqiptare, raporton Sky.gr.

Sipas medias greke, vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në rrjetet kriminale.

Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.

Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u zbulua “hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE