
Një incident i pazakontë ka ndodhur në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, ku një 27-vjeçar, David Dano, u fut pa leje duke ndërprerë për disa minuta zhvillimin e mbledhjes.
Policia njoftoi se ndaj të riut u procedua penalisht për “Prishje të qetësisë publike”, pas kallëzimit të bërë nga një punonjëse e Policisë Bashkiake.
Vetë Dano ka reaguar pas ngjarjes duke thënë se veprimi i tij erdhi si pasojë e kushteve të vështira në të cilat jeton.
“Po jetojmë në skamje, askush nuk kthen përgjigje. Banesa ime është e pabanueshme dhe institucionet thjesht më sorollasin”, tha ai për “Breaking” në Top News, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
