LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 02:02

PAMJE TRONDITËSE/ Momenti i përplasjes fatale që u mori jetën dy vëllezërve shqiptarë!

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të dielën në mbrëmje në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një drejtues mjeti me targa të huaja, i dyshuar për pakujdesi, është përplasur me një mjet tjetër të drejtuar nga një shtetas kosovar.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi i mjetit me targa të huaja dhe pasagjeri në të, viktimat janë vëllezër.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, pasi mori trajtim mjekësor, u mor në mbajtje me vendim të prokurorit.

 


Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE