LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 17:05

Vjen paralajmërim i rëndë për qytetarët që udhëtojnë në Serbi

Avokati Arianit Koci u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë tranzit nëpër Serbi, të tregojnë kujdes të shtuar me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platforma të tjera publike në internet.

Përmes një reagimi publik, Koci ka theksuar se postimet, komentet apo deklaratat që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të kenë pasoja juridike.

Ai u ka rekomanduar qytetarëve që, para udhëtimit, të jenë të vetëdijshëm për gjurmët që kanë lënë në rrjetet sociale dhe të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në Serbi.

“Keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike”, ka shkruar Koci.

Apeli i tij vjen në një kohë kur shumë qytetarë të Kosovës udhëtojnë drejt vendeve të rajonit, qoftë për pushime, vizita familjare apo transit drejt destinacioneve të tjera evropiane.

Koci nuk ka përmendur ndonjë rast konkret që ka nxitur këtë paralajmërim, por ka bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi gjatë udhëtimeve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjeve të shtetit ku udhëtohet.

Qytetarëve u rekomandohet gjithashtu të informohen paraprakisht për rregullat dhe procedurat në fuqi në shtetin ku planifikojnë të udhëtojnë, në mënyrë që të shmangin situata të padëshiruara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE