LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 05:05

“Do të bëj një tavolinë shumë luksoze në pishinë, vila do të ngjajë si gjysmë jaht”- Gazetarja Lala zbardh email-et që Alban Eftimi i dërgon Ballukut

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e një tjetër vile në zonën e Palasës në pronësi të Belinda Ballukut.

Sipas Lalës, momenti i parë ku emri i Ballukut lidhet me këtë vilë ka të bëjë me disa komunikime me email mes saj dhe biznesmenit Alban Eftimi.

Në këto komunikime, Eftimi i tregon Ballukut se studioja e tij po punonte për përshtatjen e “vilave binjake” në Palasë, me synimin për t’i kthyer ato në ambiente luksoze. Gazetarja Lala thote se në një prej emaileve ai përshkruan konceptin e projektit, duke thënë se vila mund të kishte edhe një pamje që “ngjajë gjysmë si jaht”.

“Momenti i parë ku lidhet emri i Ballukut me ketë vilë ka të bëjë me disa emaili që Alban Eftimi biznesmen ka shkëmbyer me zonjën Balluku ku ai tregon sesi studio e tij po punonte për ta përshtatur “vilat binjake” në Palasë dhe për ti bërë ato luksoze.

Madje ai thotë se mund të ngjajë gjysmë si jaht, i jep emrin e një hoteli shumë luksoze në Greqi, informon se do të bëj një tavolinë shumë luksoze të pjesa e pishinës dhe nëse do ta japësh me qira i thotë, ata do të ndihen tmerrësisht të lumtur personat që do ta marrin. Më pas i dërgon një email të dytë dokumentin prej 11 faqesh ku jep sepcifikime teknike që kanë të bëjnë me vilën”, tha Lala në News24.