LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 10:10

VIDEO/ Nëna bisedon me shoqen, pak metra më tej i ndodh TRAGJEDIA

Ky është momenti tronditës kur një vogëlushe humb jetën pasi shtypet nga një makinë, ndërsa ajo po luante me motrën e saj vetëm pak metra larg nënës. Pamjet prekëse tregojnë 2-vjeçaren Adrija të ulur pranë rrugës, ndërsa nëna e saj po bisedonte me një shoqe.

Në atë moment, një makinë kthehet në rrugë dhe devijon drejt vogëlushes. Makina u kthye me shpejtësi në kthesë, ndërsa Adrija u zhduk poshtë automjetit.

Nëna vrapoi menjëherë drejt saj, por vogëlushja nuk reagonte.Mediat e huaja shkruajnë se, Adrija u dërgua me urgjencë në spital, por u shpall e vdekur sapo mbërriti atje. Ngjarja tragjike ndodhi jashtë shtëpisë së familjes në Gurugram, në veri të Indisë, pranë Delhit, rreth orës 21:00 të datës 7 shtator.

Sipas babait të Adrijas, Virendra Tiwari, shoferi kishte kaluar në të njëjtin vend vetëm pesë minuta para përplasjes fatale, duke i shpëtuar për pak vajzat, pasi bashkëshortja e tij i kishte tërhequr ato në një vend të sigurt, shkruan “The Sun”.

Ai tha: “Ai e dinte se në kthesë kishte fëmijë, por edhe kësaj here po ecte me shpejtësi kur kaloi për herë të dytë në atë vend.”