LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 07:07

Mimoza Kusari “zbulon” një detaj tronditës lidhur me vendimin final të Specialës

Mimoza Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Uroj që të katërtit të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke shprehur dëshirën që verdikti për të katër të jetë pafajësi dhe ata të kthehen në Kosovë.

Duke folur në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, Kusari-Lila ka theksuar se pret vendimin e gjykatës, ndërsa ka shprehur mbështetjen e saj për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vendimi i gjykatës i datës 16 është proces… në cilindo rast unë me argumentet më të forta edhe me krejt mbrojtjen e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës uroj që verdikti për të katërtit të jetë i pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Deklarata e saj vjen në prag të një momenti të rëndësishëm të procesit gjyqësor, i cili prej vitesh ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë. Çështja ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka qenë vazhdimisht pjesë e debatit publik dhe politik në vend.

Kusari-Lila ka bërë të qartë se dëshira e saj është që procesi të përfundojë me pafajësi për të katër të akuzuarit dhe me kthimin e tyre në Kosovë.

Megjithatë, ajo ka theksuar se procedura gjyqësore duhet parë në tërësinë e saj dhe se vendimi që pritet nuk e përmbyll domosdoshmërisht të gjithë procesin, pasi ekziston edhe mundësia e trajtimit të çështjes në shkallën e dytë.

“Por ne e dimë se ai është proces i cili e ka dhe shkallën e dytë edhe me i cili duhet me e pasë një stabilitet, një seriozitet edhe natyrisht në vendin tonë me e tregu gjithë atë vlerë të demokracisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë mënyrë, ministrja ka bërë thirrje që zhvillimet rreth procesit të trajtohen me seriozitet dhe stabilitet, pavarësisht ndjeshmërisë së madhe që kjo çështje ka në opinionin publik në Kosovë.

Procesi në Hagë ka qenë një prej çështjeve më të diskutuara në vend, ndërsa zhvillimet rreth tij janë përcjellë nga afër nga institucionet, partitë politike, ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe qytetarët.

Për Kusari-Lilën, mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK-së mbetet pjesë qendrore e qëndrimit të saj, ndërsa shpresa e shprehur publikisht është që përfundimi i procesit t’u mundësojë ish-krerëve të UÇK-së kthimin në Kosovë.

Ajo ka nënvizuar njëkohësisht se procesi juridik ka fazat dhe procedurat e veta, duke kërkuar që zhvillimet të përcillen me maturi deri në përfundimin e plotë të tij.

Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm përderisa përgjegjësia e tyre nuk përcaktohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.