
Nënkryetarja e SDSM-së, Jovana Trençevska, në konferencën e sotme për media deklaroi se qytetarët po përballen me një standard jetese gjithnjë e më të vështirë, ndërsa sipas saj, Qeveria nuk po ofron masa të mjaftueshme për përballimin e krizës ekonomike.
Duke prezantuar një pjesë të programit “Shteti yt, mundësia jote”, ajo tha se SDSM propozon harmonizimin automatik të pagës minimale me koston e jetesës, inflacionin dhe pagën mesatare, në mënyrë që rritja e çmimeve të shoqërohet edhe me rritje të të ardhurave.
Trençevska theksoi gjithashtu se partia angazhohet për një model ku fitimet më të larta të kompanive të reflektohen edhe në paga më të larta për punëtorët. Sipas saj, parashihen masa mbështetëse për bizneset që rrisin pagat, përmes uljes së tatimit mbi fitimin ose subvencionimit të kontributeve.
Sa i përket pensionistëve, SDSM premton rritje të pensioneve deri në 50 për qind gjatë një mandati qeverisës, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së të moshuarve.
Ndër propozimet e tjera janë njohja e stazhit studentor, mbrojtje më e madhe për punëtorët me honorar dhe sezonalë, vendosja e një pasaporte digjitale për punëtorët, si dhe shtesa për banim dhe mbulimi i shpenzimeve të çerdheve për prindërit vetushqyes.
“Jeta me dinjitet nuk është privilegj, por e drejtë”, deklaroi Trençevska, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
