
Pas një shtatori me temperatura verore, fundi i muajit dhe tetori do të sjellin në fund vjeshtën e vërtetë mesdhetare.
Sipas sinjaleve të parashikimit afatgjatë, pritet një periudhë me shumë vranësira dhe reshje shiu, sidomos në 10-15 ditët e para të tetorit.
Intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në jug të Shqipërisë, veçanërisht në pellgun e Vjosës dhe Devollit, ndërsa veriperëndimi (nga Velipoja deri në Seman) do të jetë zona më e ekspozuar ndaj stuhive.
?? Nuk përjashtohet që në tetor të ketë edhe reshje dëbore të shpejta në Alpet shqiptare, Malin e Zi dhe Kosovë.
?? Nëntori pritet të jetë më i ngrohtë se mesatarja dhe me më pak reshje, ndërsa tetori do të jetë më pranë klimës tipike shqiptare, edhe pse me 1.5 – 2°C më i ngrohtë nga normaliteti për shkak të ndryshimeve klimatike.
Në përgjithësi, vjeshta 2025 do të jetë e lagësht dhe dinamike, me ciklone të njëpasnjëshme nga Mesdheu që do të godasin brigjet perëndimore të Ballkanit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
