
Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila u mor nga rrjedha e lumit Drin teksa po lahej së bashku me katër familjarë të saj në zonën e Gjoricës, në Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, kur pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë. Mes tyre ndodheshin xhaxhai, dy nipërit dhe dy mbesat.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që familjarët ndodheshin në ujë, niveli i lumit Drin dyshohet se është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Rritja e nivelit të ujit ka fuqizuar rrjedhën, duke marrë me vete pesë familjarët.
Familjarët e tyre kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Pas rreth katër orësh kërkime, autoritetet arritën të shpëtonin katër prej personave të marrë nga rrjedha, ndërsa 7-vjeçarja nuk u gjet.
Kërkimet për të miturën vijuan, ndërsa më pas u bë e mundur gjetja e trupit të saj të pajetë.
Paraprakisht dyshohet se shtimi i menjëhershëm i nivelit dhe fuqizimi i rrjedhës së lumit kanë shkaktuar ngjarjen e rëndë. Rrethanat e plota të rastit, përfshirë shkakun e rritjes së nivelit të ujit, pritet të sqarohen nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
