
Drejtësia austriake ka vendosur bllokimin e llogarive bankare të Arbër Veliajt, njeriut të “punëve të pista” të Erionit, ndërsa në Shqipëri, pavarësisht përfshirjes së emrit të tij në hetimet e SPAK, nuk është bërë e ditur ndonjë masë personale ndaj tij.
Arbër Veliaj zotëron 100% të kompanisë “Gogel GmbH”, e cila zotëron në masën 100% edhe “Reg Investitions GmbH”, ndërsa të dyja kompanitë kanë të njëjtën adresë në Vjenë. Sipas të dhënave të publikuara, aktiviteti i këtyre kompanive ka qarkulluar miliona euro.
Dhe pikërisht këtu qëndron pyetja që kërkon përgjigje, nëse drejtësia austriake ka ndërhyrë mbi llogaritë e Arbër Veliajt, pse në Shqipëri nuk është marrë deri tani një masë e drejtpërdrejtë ndaj tij?
SPAK e ka marrë Veliajn në pyetje dhe emri i tij është përmendur në kuadër të hetimit financiar, ndërsa aktiviteti i kompanisë së tij është kontrolluar nga BKH. Përballë këtij kontrasti, heshtja e SPAK krijon pikëpyetje publike:
a po hetohet Arbër Veliaj si person përgjegjës, apo vetëm bizneset dhe transaksionet e lidhura me të? Dhe nëse ka dyshime të mjaftueshme për ndërhyrje nga autoritetet austriake, çfarë e pengon drejtësinë shqiptare të marrë masa?
/Marrë me të njëjtin titull nga “JOQ Albania”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
