
Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e 16 gushtit hotelin “Brooklyn”, në Lungomaren e Vlorës, ku ajo pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit.
Pas trajtimeve fillestare në Shqipëri, 25-vjeçarja u transferua më 18 gusht në Turqi, për të marrë trajtim të specializuar. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht Ana nuk mundi ta fitonte betejën me jetën.
Ndarja nga jeta në lule të rinis ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve dhe të afërmve të saj, duke lënë pas një plagë të madhe e të pashërueshme.
Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ana Dyrmishit do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.
Kujtojmë se zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Ndërsa disa prej tyre u detyruan të hidhen nga godina përmes ballkoneve, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
