
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Evosmos. Mediat greke raportojnë se dy persona me origjinë shqiptare janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Të dy kanë goditur njëri-tjetrin me thikë.
Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.
Të dy janë transportuar në spital. Sipas mediave fqinje, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
