LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 21:09

VIDEO/ "Protesta ishte paqësore," - Çudit Berisha: Molotovët i hodhi policia nga tarraca e Kryeministrisë

Teksa fliste sot para gazetarëve, Berisha ka bërë një deklaratë që kërkon imagjinatë tepër të fortë për t’u besuar.

Ai tha se gjatë protestës së fundit, ka qenë policia ajo që ka hedhur molotovë dhe “verbues ariu” ndaj protestuesve, duke këmbëngulur se tubimet e opozitës kanë qenë paqësore.

Megjithatë, pamjet e shpërndara nga vetë protesta, por edhe të tjera të javëve të mëparshme, tregojnë një tablo disi më kokëfortë: shishe të ndezura që fluturojnë në ajër, përplasje me forcat e rendit dhe një tension që nuk i bindet shumë versionit të qetësisë absolute.

Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një keqinterpretim të ngjarjeve për shkak të moshës, apo me një përpjekje për të rishkruar skenarin e protestave tani që duket se nuk po pijnë më ujë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE