
Shqiptarët që raportohet se humbën jetën janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani (bashkëshortja e Florin Hoxhës). Ata ishin edhe me shtetësi amerikane. Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës
ATHINË — Tre shtetas me origjinë shqiptare janë konfirmuar mes viktimave të ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Plakes të Athinës, ku një ndërtesë u shemb tërësisht si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm një ditë më parë.
Nga verifikimet e bëra me autoritetet vendose, tre prej viktimave të pajetë janë shtetas shqiptaro-amerikanë që ndodheshin për pushime në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për motër e vëlla, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, si dhe shtetasin Eris Cani.
Mes personave të tjerë të identifikuar nga kjo tragjedi janë edhe shtetasit Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.
Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Të katërt humbën jetën në shpërthimin e djeshëm
Në foto: Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Të katërt humbën jetën në shpërthimin e djeshëm

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupat e parë nga rrënojat e godinës së shkatërruar.
Ajo çfarë ka mbetur pas shpërthimit
Ndërkohë, autoritetet vendase kanë konfirmuar se nga kontrollet e kryera në terren nuk ka më sinjale për të mbijetuar nën strukturat e shembura.
