LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 18:06

VIDEO / Oh zot sa prekëse, kjo gjë i ndodhi vëllaut të Hashim Thaçit në protestë

Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e qytetarëve të shumtë të mbledhur në shesh, vëmendjen e kanë marrë edhe pamjet e Idriz Thaçit, i cili është parë i emocionuar gjatë zhvillimit të protestës.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, vëllai i ish-presidentit shihet mes pjesëmarrësve, ndërsa në fytyrën e tij vërehet ngarkesa emocionale e momentit.

Idriz Thaçi ka qëndruar së bashku me qytetarët që kishin dalë për të shprehur mbështetjen e tyre pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pamjet e tij kanë marrë vëmendje të veçantë për shkak të lidhjes familjare me Hashim Thaçin, ndaj të cilit më 16 shtator është shpallur aktgjykimi i shkallës së parë.

Protesta e sotme është organizuar nga OVL-UÇK dhe në të kanë marrë pjesë qytetarë, veteranë, familjarë dhe figura të ndryshme publike.

Për familjen Thaçi, zhvillimet e ditëve të fundit kanë sjellë një periudhë të rënduar emocionalisht, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur publikisht se shpresat tashmë i kanë te procedura e Apelit.

SHIKO VIDEON: https://www.facebook.com/share/r/1T1tFDNrdt/