
Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Altin Jani dhe ka emëruar në këtë post Ermal Jaurin.
Qeveria ka bërë një ndryshim në drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, institucionit që vepron në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.
Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm Altin Jani dhe ka emëruar në këtë post Ermal Jaurin.
Jani mbante postin e drejtorit të përgjithshëm që prej vitit 2024, ndërsa ishte pjesë e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar që prej vitit 2012.
Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Zëvendëskryeministër
Albana Koçiu
