LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 16:04

“Kemi çmimet më të larta në rajon”, Ibrahimaj: Prisnim ulje të kostove të produkteve pas forcimit të lekut

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave Petrit Malaj zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.

Në fokus të takimit ishte platforma e re digjitale “Price Ëatch Albania”, e njohur si “Pasqyra e Çmimeve”, e cila pritet të vihet së shpejti në funksion.

Platforma synon t’u mundësojë qytetarëve një pasqyrë më të qartë mbi çmimet e produkteve në treg dhe ndryshimet e tyre.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Delinda Ibrahimaj, u ndal te ecuria e kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në çmimet e konsumit.

Ajo tha se forcimi i lekut kundrejt valutave të huaja duhet të ishte reflektuar edhe në uljen e çmimeve.

Gjatë viteve të fundit kemi pasur rritje çmimesh, kryesisht nga tregu i jashtëm. Kemi pasur iniciativa të përbashkëta për të ulur çmimet. Ne nuk kemi në dorë të afekjtojmë tregun ndërkombëtar, por të jemi transparent me publikun shqiptar. Në vitet e fundit ne kemi parë dukuri që duhet të kishin ndikuar në uljen e çmimit. Forcimi i lekut dhe rënia e euros duhet të kishte ndikuar e të ishin produktet më lirë. Inflacioni në 6 mujorin e parë ka qenë në rënie. Produktet vendase janë më të shtrenjta. Supermareteve u la kohë 2 javë dhe vetëm njëri kthehu përgjigje për çmimet e produkteve në rafte. Duke ndjekur shembullin e Greqisë, për një listë produktesh marketet ti shisnin më lirë dhe ti mbanin këto çmime deri në fund të vitit.

Kompanitë duhet të mendojnë për të mirën publike dhe të mirën e konsumatorit, kur kemi çmime të rritura dhe mbi mesataren e rajonit.