
Ish-Muftiu i ndjerë Muamer Zukorliq nga Sanxhaku kohë më parë përmes disa fjalimeve të tij kishte thënë se populli i tyre është boshnjak, por ka lidhje me shqiptarët, por nga ana tjetër ai e ka pranuar hapur origjinën ilire, duke thënë se nuk janë sllavë apo turq.
“Ne jemi Ilirë dhe për këtë duhet të mburren sepse civilizimi i tyre është më i vjetri në Ballkan. Më thoni të dashur, pse komplekset arkeologjike në Novi Pazarit janë të mbyllura për turistët nga ana e sërbëve? Ata e dine se nëse i hapin për vizitorë aty do të vijnë njerëz të kualifikuar për t’i vizituar ato, dhe do ta kuptojnë se këtu kanë jetuar Ilirët, dhe kjo tokë u përket atyre e jo sërbëve” kishte theksuar myftiu Muamer Zukorliq.
Por edhe djali i tij Usame Zukorliq ka dal me një video postim në rrjetet sociale, duke thënë se janë me origjinë të pastër ilire nga fisi Kuçi, sepse ka bërë ADN, dhe janë me origjinë nga Gucia. Por edhe ai në stilin e njejtë thotë janë boshnjak dhe jo shqiptarë.
Sipas dokumenteve historike, Gucia në atë kohë nuk ishte thjesht një fshat siç është sot, por një qendër e rëndësishme tregtare dhe administrative (Kaza) në kuadër të Sanxhakut të Pazarit të Ri (ose herë pas here të Vilajetit të Shkodrës dhe Kosovës), ku popullsia dominante mbi 90 për qind ishte shqiptare.
Po kush është Usame Zukorliq
Usame Zukorliq aktualisht mban dy pozita të rëndësishme politike në Serbi. Ai është kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) Këtë post e mori në nëntor të vitit 2021, pas vdekjes së parakohshme të babait të tij, Muamer Zukorliq. Usame po ashtu në Qeverinë e Serbisë mban postin e Ministrit pa Portofol, përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve dhe masave në fushën e marrëdhënieve me diasporën. (INA) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
