LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 16:04

Vendimi për Serenay Sarıkaya trondit Turqinë, dalin detajet e para!

Një operacion i gjerë i autoriteteve turke ka tronditur botën e showbiz-it, pas një hetimi të zhvilluar në disa zona të Stambollit dhe në Mu?la, ku janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër figurash publike, përfshirë aktoren e njohur Serenay Sar?kaya.

Sipas burimeve zyrtare të prokurorisë së Bak?rköy-it, hetimi lidhet me dyshime për “posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike” si dhe “lehtësim të konsumit të

tyre”. Në kuadër të operacionit, persona të ndryshëm nga fusha e muzikës dhe kinematografisë janë marrë në pyetje dhe janë dërguar për analiza mjeko-ligjore.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Sar?kaya, e cila pas dëshmisë u dërgua për ekzaminime shëndetësore dhe analiza biologjike në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pas përfundimit të procedurave, ajo është liruar në përputhje me vendimin e autoriteteve.
Hetimi më i gjerë vjen si pjesë e një operacioni kundër rrjeteve të trafikut të drogës, ku më herët janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe janë identifikuar struktura të dyshuara për shpërndarje dhe përdorim.

Autoritetet turke bëjnë të ditur se deri tani disa persona janë liruar pas analizave, ndërsa të tjerë janë paraqitur para gjykatës me masa të ndryshme sigurie, përfshirë ndalim udhëtimi dhe detyrim paraqitjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE